Standardi teknik i faqeve të internetit të ndërtuara me THEMELI, me pragje të matshme.
Standardi u shkrua më 16/07/2026. Ai përcakton katër pragje dhe rregullat me të cilat ndërtohen faqet. Kjo faqe e zbaton te vetja.
Teksti u përditësua më
Katër pragjet
Në standard ato janë kritere pranimi për një faqe interneti.
| Matja | Pragu | Kjo faqe |
|---|---|---|
| Shfaqja e përmbajtjes kryesore (LCP), në rrjet celular Koha derisa të shfaqet teksti ose imazhi më i madh i faqes, në një telefon me rrjet 4G. | nën 1,8 s | në pritje të matjes së parë |
| Zhvendosja e faqes gjatë ngarkimit (CLS) Sa zhvendosen teksti dhe imazhet gjatë ngarkimit; me vlerën 0 nuk zhvendoset asgjë. | nën 0,05 | në pritje të matjes së parë |
| Përgjigjja ndaj një prekjeje ose klikimi (INP) Koha nga një prekje ose klikim deri te përgjigjja e dukshme e faqes. | nën 200 ms | në pritje të matjes së parë |
| Pesha e faqes së parë Të dhënat që shfletuesi shkarkon për të hapur faqen e parë, të kompresuara siç kalojnë në rrjet; imazhi kryesor nuk llogaritet. | nën 200 KB | 71 KB |
Pesha e kësaj faqeje përfshin HTML-në, fontet dhe imazhet, dhe matet në çdo ndërtim të faqes së internetit. Tri matjet e tjera merren në një shfletues që hap faqen dhe janë në pritje të matjes së parë.
Rregullat e ndërtimit
Secila mund të kontrollohet në kodin e kësaj faqeje interneti, në GitHub.
Nga standardi i faqeve të internetit THEMELI
- Faqe të shkruara para se të arrijnë te shfletuesi
- Teksti është tashmë brenda faqes kur ajo arrin te shfletuesi. Kjo faqe interneti e shkruan çdo faqe një herë, gjatë ndërtimit.
- Tri gjuhë, secila me adresën e vet
- Standardi parashikon shqipen, anglishten dhe italishten. Këtu çdo gjuhë ka adresat e veta, me titull dhe përshkrim të përkthyer për motorët e kërkimit. Një fjali pa përkthim e ndalon ndërtimin.
- Fontet shërbehen bashkë me faqen e internetit
- Skedarët e fonteve vijnë nga e njëjta adresë si faqet. Shfletuesi nuk i kërkon te shërbime të jashtme.
- Të dhëna të strukturuara schema.org
- Çdo faqe përshkruan në schema.org studion 321, markën THEMELI, faqen e internetit dhe vetë faqen, në një format që motorët e kërkimit e lexojnë drejtpërdrejt.
Të shtuara për këtë faqe interneti
- Asnjë gjurmim i vizitorëve
- Faqet nuk ngarkojnë asgjë nga domene të tjera dhe nuk përdorin cookie. Shfletuesi ruan vetëm një të dhënë: gjuhën e zgjedhur me dorë.
- Pesha kontrollohet në çdo ndërtim
- Gjatë ndërtimit peshohet çdo faqe. Nëse një faqe kalon 200 KB, ndërtimi ndalon me një gabim.
Çfarë matet sot
Standardi është i shkruar. Në faqen e internetit të një klienti nuk është matur ende.
Kjo faqe interneti është e para që e mat te vetja. Sot mat peshën; tri matjet e tjera shtohen me matjen e parë në një shfletues. Versioni dhe data e matjes janë në fund të çdo faqeje.
Kodi që ndërton dhe peshon këto faqe është në GitHub.
Si ta verifikoni
Në kod duket si ndërtohet dhe peshohet çdo faqe.
Faqja e gjendjes tregon çdo modul me datën e kontrollit të fundit.